Flash News

E-TJERA

Çmontohen kamerat e ‘krimit’ në Tiranë, 14 në banesën e Shullazit, nën hetim i forti i "Myslym Shyrit"

Çmontohen kamerat e ‘krimit’ në Tiranë, 14 në

Policia ka çmontuar dje rreth 155 kamera të vendosura nga grupet kriminale në rrugët e lagjeve të Tiranës.

37 persona janë vënë nën hetim pjesa më e madhe e tyre të dënuar për vrasje, për trafik lëndësh narkotike, rrëmbim personi dhe vepra të tjera penale, si edhe persona që janë të shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit.

 se 14 prej kamerave të çmontuara ishin vendosur pranë banesës së Emiljano Shullazit dhe Pajtim Serjanit në zonën e ish-Parkut të autobusëve.

6 kamera janë sekuestruar edhe në zonën e Ali Demit, në banesën e Elidon Kotorrit i dënuar më parë për vrasje.

Në mesin e personave të vënë nën hetim është edhe Gjergj Cukali, i njohur ndryshe si i forti i ‘Myslym Shyrit’. Cukali është dërguar aktualisht për gjykim në SPAK, ndërsa është një emër i njohur për botën e krimit.

Ai akuzohet si porositësi i vënies së tritolit në makinën e biznesmenit Gjon Mena në Kamëz më 9 shkurt të vitit 2021.

Të fundit