Flash News
Largohen bllokadat, hapen të gjitha pikëkalimet kufitare me Serbinë
Zhduket vajza e mitur në Lushnje
Boksier i njohur/ Zbulohet pronari i 'Range Rover'-it që u qëllua me armë në Shkodër
Të shtëna në Shkodër, qëllohet me armë drejt ‘Range Rover’-it
Vrau babain dhe e hodhi në pus, dalin para gjykatës Esmerald Balla dhe shoku i tij
Çmontohet banda e drogës në Itali, familja shqiptare në krye të organizatës
Shkatërrohet banda e narkotrafikut në Itali, në sajë të të cilës miliona euro dhe qindra kilogramë kokainë janë sekuestruara.
Sipas mediave italiane, janë kapur 420 kilogramë drogë, mallra dhe para cash me vlerë 2 dy milionë euro, si dhe janë ekzekutuar 19 urdhër arreste nga operacioni i Policisë Financiare të Padovës që preku edhe provincën e Arezzo.
Gjatë orëve të fundit janë kryer kontrolle të shumta në provincat Treviso, Venecia, Monza Brianza dhe Ravenna. Për më tepër, hetimet bënë të mundur marrjen e elementeve të rëndësishme, falë edhe asaj që doli nga përgjimet që çuan në arrestimin e 17 korrierëve (në provincat e Ankonës, Arezzo, Bari, Bergamo, Bolonja, Modena, Novara, Ravenna, Udine, Venecia dhe Verona) dhe sekuestrimi i kokainës, heroinës, hashashit dhe marihuanës, për mbi 420 kilogramë, me një vlerë të vlerësuar me pakicë mbi 34 milionë euro, si dhe para cash për gati 1 milion.
Sipas hipotezës akuzuese, kreu i organizatës kriminale ishte një shqiptar banues në Ponte di Piave (Treviso). Hetimet, të nisura gati tre vjet më parë dhe të kryera nën drejtimin e Prokurorisë së Venecias, u zhvilluan pas arrestimit të një shqiptari dhe një gruaje italiane, të ndaluar në Padova në janar 2020 dhe sekuestrimin e 2 kilogramëve heroinë qe u gjetën në makinën e çiftit.