Flash News

E-TJERA

Çmontohet banda e ‘Skifterëve’ shqiptarë në Spanjë, si ranë në grackë dy “kokat” e grupit

Çmontohet banda e ‘Skifterëve’ shqiptarë në

Një operacion ndërkombëtar i udhëhequr nga Ekipi Galician i Krimit të Organizuar (UCO), me bazë në Komandën e Pontevedra, ka çuar në arrestimin e dy drejtuesve të një grupi grabitësish shqiptarë, që operonin kryesisht në veriun e Spanjës dhe në zonën e Madridit. Grupi i strukturuar, që përdorte makina me targa false, ka realizuar një seri grabitjesh në disa qytete europiane, duke përfshirë Parisin, dhe ka arritur të vjedhë deri në 300 mijë euro gjatë periudhës së hetimit.

Hetimi, i cili nisi në fund të vitit 2023 pas serisë së grabitjeve në Galici, zbuloi se banditët kishin përdorur makina të vjedhura në Itali dhe kishin kryer 16 grabitje në vetëm një muaj. Banda kishte në radhët e saj shoferë, roje sigurie dhe specialistë për hyrjen në shtëpi, dhe vepronte me metoda të sofistikuara për të shmangur zbulesën.

Pas një hetimi të gjatë, autoritetet spanjolle zbuluan se dy drejtuesit kryesorë të grupit kishin udhëtuar në Paris për të përfituar nga mundësitë që ofronte qyteti për grabitje gjatë Lojërave Olimpike. Megjithatë, vendosja e masave të sigurisë të larta në kryeqytetin francez i ndaloi planet e tyre.

Për momentin, të dy udhëheqësit e bandës janë arrestuar dhe ndodhen në paraburgim, duke pritur ekstradimin në Spanjë për t'u paraqitur para gjykatës për akuzat ndaj tyre.

 

Të fundit