Flash News

E-TJERA

Çmontohet organizata kriminale në Spanjë, në pranga dy shqiptarë

Çmontohet organizata kriminale në Spanjë, në pranga dy

Një operacion i madh antidrogë, i zhvilluar nga Garda Civile spanjolle në bashkëpunim me policinë serbe dhe Europolin, ka çmontuar një organizatë kriminale me bazë në Tarragona dhe degë në provincën e Saragozës.

Si rezultat i këtij operacioni, të koduar “Farrull”, janë arrestuar shtatë persona të moshës 31 deri në 48 vjeç, mes të cilëve pesë shtetas serbë dhe dy shqiptarë.

Operacioni nisi në mesin e vitit 2024, kur autoritetet zbuluan ekzistencën e një organizate kriminale të strukturuar në disa qytete të Aragonesë dhe Katalonjës. Hetimet konfirmuan natyrën ndërkufitare të grupit dhe interesin e tyre për blerjen e magazinave në zona industriale, të cilat shërbenin për kultivimin e brendshëm të lëndëve narkotike.

Gjatë aksionit, u kryen pesë kontrolle në provincën e Saragozës, përkatësisht katër në María de Huerva dhe një në Cuarte de Huerva, çka çoi në arrestimin e anëtarëve të grupit.

Operacioni vijon, ndërsa autoritetet po punojnë për të zbardhur plotësisht aktivitetin e organizatës dhe lidhjet e saj me rrjete të tjera kriminale ndërkombëtare.

Të fundit