Flash News

E-TJERA

“Mora propozimin nga PD para 1 muaji për deputet”, Besart Kadia flet për shkarkimin nga anëtarësia demokrate

“Mora propozimin nga PD para 1 muaji për deputet”, Besart Kadia

Zv. ministri i ri i Financave, Besart Kadia, ka folur edhe për rapoerin me Partinë Demokratike, ku ka qenë ish-anëtar i Këshillit Kombëtar. Kadia e cilëson joprofesional lajmin për shkarkimin e tij.

“Isha duke parë tv kur kam parë që kam qenë anëtar i Këshillit Kombëtar të PD. Një letër për shkarkimin nga anëtarësia, tregon se sa jo profesional janë nëse nuk më dërgon mua një mesazh të paktën që je i shkarkuar. Kjo ka ndodhur para një viti për lëvizjen “Alternativa”.

Unë kam patur ofertë dhe bashkëpunim me struktura të PD që më propozuan para një muaji për deputet të PD dhe më kanë kërkuar të dërgojë CV. Por procesi i përzgjedhjes së kandidatëve ishte i palogjikshëm”, tha Kadia për ‘Zonë e Lirë’.

Të fundit