Flash News

E-TJERA

Morën 2.7 mln lekë ryshfet, OSHEE largon nga puna dy punonjësit

Morën 2.7 mln lekë ryshfet, OSHEE largon nga puna dy punonjësit

Emisioni “Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e djeshme një skandal, ku punonjësit e OSHEE, i marrin 2.7 milionë lekë të vjetra ryshfet pronarit të një furre buke.

Pas publikimit të pamjeve në emision, OSHEE ka bërë një reagim ku sqaron se për dy punonjësit që shfaqen duke marrë ryshfet, kanë nisur procedurat për largim nga puna.

OSHEE njofton se rastin në fjalë do ta përcjellë edhe për procedim penal.

"Pas pamjeve të publikuara sonte në mbrëmje nga emisioni “Fiks Fare” në Top Channel, OSHEE Group ka marrë masat e menjëhershme per nisjen e procedimit administrativ ndaj dy punonjesit A.P dhe R.K, procedim i cili do të konkludojë në masa penalizuese (largim nga detyra), ndërsa rastin e dokumentuar do ta percjellë për procedim penal.

OSHEE Group shpreh gadishmërinë e plotë për të bashkëpunuar me organet ligjzbatuese për zbardhjen e plotë të përgjegjësive nga ana e dy punonjësve të saj dhe inkurajon të gjithë qytetarët që të denoncojnë në nr. 069 41 41001 çdo rast abuzimi me detyrën nga ana e çdo punonjësi të OSHEE group", thuhet në reagimin e OSHEE.

Të fundit