Flash News

E-TJERA

Morën peng 19-vjeçarin për 220 mijë lekë, arrestohen dy të rinj në Mirditë

Morën peng 19-vjeçarin për 220 mijë lekë, arrestohen

Dy të rinj në Mirditë janë arrestuar pasi morën peng një 19-vjeçar.

Mateos Brozi, 20 vjeç dhe Ergys Tusha, 19 vjeç morën me forcë në automjet 19-vjeçarin dhe e kanë mbajtur në garazhin e një pallati në Rrëshen për t’i vjedhur paratë, një shumë prej 220  mijë lekë.

Pasi i kanë marrë paratë, dy të rinjtë e kanë lënë në rrugë. Ishte 19-vjeçari që ka bërë kallëzim në polici, e cila më pas arrestuar autorët nga Durrësi.

Policia ka sekuestruar 220 000 lekët që të arrestuarit i morën me dhunë 19-vjeçarit, automjeti tip “Audi A4”, me të cilën morën me forcë të riun dhe dy celularët e tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Vjedhja me dhunë”, të kryera në bashkëpunim.

Të fundit