Flash News

E-TJERA

Morën peng 68-vjeçarin për t’i grabitur lekët, dy të arrestuar në Elbasan

Morën peng 68-vjeçarin për t’i grabitur lekët, dy

Dy persona janë vënë në pranga pasi morën peng një 68-vjeçar për t’i grabitur paratë.

Janë arrestuar shtetasit R. K., 57 vjeç, banues në Peqin dhe P. S., 47 vjeçe, banuese në Belsh. Sekuestrohen automjeti ku u mbajt 68-vjeçari dhe 3 celularë.

Menjëherë pas kallëzimit të një shtetasi 68 vjeç, se për motive të dobëta, 2 shtetas i kishin hequr lirinë, duke e mbajtur për disa minuta, kundër vullnetit të tij, në një automjet, si dhe se ishte kanosur me qëllim dhënien e një shume parash, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan organizuan punën për kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësise penale të 2 autorëve.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti ku u mbajt 68-vjeçari dhe 3 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Të fundit