Flash News

E-TJERA

Morën peng dhe dhunuan biznesmenin e ndërtimit, një i arrestuar, tjetri në kërkim

Morën peng dhe dhunuan biznesmenin e ndërtimit, një i arrestuar,

Një person është arrestuar, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Dy vëllezër, përkatësisht 35 dhe 28 vjeç, kanë marrë peng dhe kanë dhunuar një 47-vjeçar, biznesmen në sektorin e ndërtimit. Vëllezërit pretendonin se 47-vjeçari iu kishte borxh një shumë parash prej 25 mijë euro.

Sipas policisë, autorët e kanë marrë me forcë 47-vjeçarin nga një vend parkimi.

“Si rezultat i reagimit të menjëhershëm dhe profesional të shërbimeve të Policisë, u identifikuan 2 autorët e dyshuar, u kap dhe u vu në pranga njëri prej tyre, shtetasi A. B., 35 vjeç, si dhe u shpall në kërkim bashkautori i dyshuar, vëllai i 35-vjeçarit, shtetasi F. B., 28 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mbrëmjen e djeshme, kanë marrë me forcë, me automjet, nga vendparkimi i një lokali, shtetasin Gj. F., 47 vjeç, e kanë kanosur dhe e kanë dhunuar atë, me pretendimin se 47-vjeçari u kishte borxh një shumë parash.

Vijon puna për kapjen e shtetasit F. B. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Të fundit