Flash News

E-TJERA

Morën peng në makinë të riun pas një sherri mes tyre, arrestohen dy vlonjatët; një tjetër në kërkim

Morën peng në makinë të riun pas një sherri mes tyre,
Foto Ilustruese

Dy persona janë arrestuar nga policia dhe një tjetër është shpallur në kërkim për vepërn penale “Heqje e paligjshme e lirisë”.

Mësohet se, dy shtetasit kanë marrë peng në makinë të riun pas një sherri mes tyre për motive të dobëta.

Njoftimi i plotë i policisë:

Vihen në pranga 2 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin M. D., 34 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, pasi mbrëmjen e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, ka marrë pa dëshirë, në mjetin e tij, shtetasin B. R., banues në Vlorë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, kanë ndaluar shtetasin Xh.(E.). R., 40 vjeç, banues në Korçë, pasi Gjykata e Apelit Korçë e ka dënuar me 20 ditë burg, për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit