Flash News

E-TJERA

Mori 131 mijë euro duke favorizuar një tender, arrestohet pas dy vitesh në arrati ish-drejtoresha e OSHEE

Mori 131 mijë euro duke favorizuar një tender, arrestohet pas dy

Pas dy vitesh e shpallur në kërkim, është vënë sot në pranga Albana Ferraj, ish-drejtoreshë e kabinetit pranë OSHEE.

Ajo akuzohet për favorizimin e kompanisë italiane për të marrë tenderin në vitin 2016, nga i cili përfitoi 131 mijë euro ryshfet.

“Si rezultat i kontrolleve të ushtruara janë kapur 3 shtetas të shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2. kanë kapur shtetasit: – A. F., 48 vjeçe, banuese në Tiranë, e shpallur në kërkim pasi Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. 48-vjeçarja dyshohet se ka marrë shumën 131 mijë euro si rryshfet, për të favorizuar një kompani italiane, për një tender të zhvilluar në vitin 2016”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Të fundit