Flash News

E-TJERA

Mori mandatin e Alfred Rushajt, Petrit Doda regjistrohet si deputet i pavarur

Mori mandatin e Alfred Rushajt, Petrit Doda regjistrohet si deputet i pavarur

Petrit Doda, deputeti i cili moi mandatin e Alfred Rushajt, ka vendosur të regjistrohet si deputet i avarur në Kuvendin e Shqipërisë.

Doda ka deklaruar për mediat se do të vijojë të jetë deputet i opozitës, por jo pjesë e dy grupimeve të krijuara në PD, derisa të arrihet një bashkim.

Në një prononcim për Balkan Ëeb, Doda pohoi se ka komunikuar me anëtarë të PD lidhur me vendimin e tij, teksa thotë se nuk është me grupin e Alibeajt dhe nuk do të jetë vegël e Ramës.

“Unë shkova në Parlament si deputet i opozitës, demokratët më kanë mbështetur. Ngelem deputet i opozitës, por nuk jam as vegël e Edi Ramës dhe as nuk dua të prish balancat brenda grupeve. Ato duhet të bashkohen dhe të çojmë demokratët në pushtet. Krerët i kanë punët e tyre në terezi. Ndërsa demokratët janë në rrugë të madhe, janë pa punë, pa pensione. Unë nuk dua të prish balancat.

Unë u futa në listën e kandidatëve me siglën e Legalitetit dhe vendimin e kam konsultuar edhe me Princ Lekën dhe deputetët më të vjetër. Vendimin tim ia kam komunikuar edhe Flamur Nokës. Ai ka për qëllim të bëjë riformatim. Unë nuk jam me grupin e Alibeajt, është keqinterpretuar. i kam kolegë dhe i respektoj. Unë u kam thënë “pajtohuni me demokratët të rrezojmë regjimin e Edi Ramës”, tha Doda.

Të fundit