Flash News

E-TJERA

Mori më shumë vota se kandidatët në listë të sigurt, hapet peticion për Ori Nebiajn: Të hyjë në Parlament në vend të Dules

Mori më shumë vota se kandidatët në listë të

Ori Nebiaj, ndonëse nuk arriti të marrë një mandat deputeti në zgjedhjet e 25 prillit, arriti të grumbullojë më shumë vota preferenciale se kandidatët e listuar në listën e sigurt.

Për këtë, ka nisur një peticion online për përfaqësimin e Ori Nebiajt në Parlament. Në këtë faqe kërkohen që të hyjë në Kuvend në vend të Vangjel Dules, i cili mori vetëm 847 vota preferenciale.

“Shqiptarët meritojnë të përfaqësohen prej personaliteve me integritet dhe që përcjellin zërin e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme.

Padrejtësia e përfshirjes në parlament të antishqiptarit Dule, duke lënë jashtë gocën e Tiranës dhe Shqipërisë është në dëmin tonë.

Për këtë arsye Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë Lulzim Basha duhet me patjetër të marr masat e nevojshme në bashkëpunim me Presidentin e Shqipërisë Ilir Meta.

Nëqoftëse nuk do arrihet të ndalet dekretimi i Vangjel Dules, atëherë ky peticion do i drejtohet Kuvendit të ardhshëm të Shqipërisë deri në një referendum mbarëkombëtar për të mirën e Shqipërisë dhe shqiptarëve”, thuhet në peticion.

Mori më shumë vota se kandidatët në listë të

 

Të fundit