Flash News

E-TJERA

Mori mjekim për dhimbje dhëmballe, ndërron jetë rrugës për në spital i riu në Kolonjë

Mori mjekim për dhimbje dhëmballe, ndërron jetë rrugës
Foto ilustruese

Një i ri ka ndërruar jetë në rrethana të paqarta në Kolonjë.

32-vjeçari Genti Isai pasi shfaqi probleme shëndetësore është transportuar drejt spitalit, por fatkeqësisht ndërroi jetë gjatë rrugës.

Sipas report tv, i riu kishte marrë disa qetësues te stomatologu pasi paradite kishte patur shqetësime nga një dhëmballë.

Më vonë, 32-vjeçari nuk është ndjerë mirë, ndaj dhe familjarët kanë lajmëruar ambulancën, pot fatkeqësisht ndërroi jetë rrugës për në spital.

“Sot, rreth orës 17:00, në fshatin Kagjinas, Kolonjë, në banesë, ka ndërruar jetë shtetasi Genti Isai, rreth 32 vjeç. Nga këqyrja e jashtme e trupit të 32-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune. Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes”, njofton policia paraprakisht.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Të fundit