Flash News

E-TJERA

Mori peng greken për 1.8 mln euro, ekstradohet nga Italia 45-vjeçari shqiptar

Mori peng greken për 1.8 mln euro, ekstradohet nga Italia 45-vjeçari

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën ka ekstraduar nga Italia një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Bëhet fjalë për shtetasin Besnik Sadikaj 45 vjeç, i cili është ekstraduar fillimisht nga Italia drejt Athinës, e më pas drejt vendit tonë

Besnik Sadikaj ka qenë i shpallur në kërkim nga Interpol Athina për pengmarrje dhe nga Interpol Tirana për pastrim të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale.

"Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, në vitin 2014, e ka dënuar këtë shtetas me 7 vjet heqje lirie, për veprën penale “Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, pasi gjatë periudhës 2009-2010, ky shtetas ka hapur disa llogari në banka të nivelit të dytë në Shqipëri, në shuma të konsiderueshme në euro, të ardhura të cilat nuk janë justifikuar me burime të ligjshme." thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu, 45-vjeçari dhe disa shtetas të tjerë janë dënuar në shtetin grek, pasi në bashkëpunim dyshohen për marrjen peng të një shtetaseje greke, në këmbim të shumës 1.800.000 euro.

Të fundit