Flash News

E-TJERA

Mori pjesë dhe kërkoi shfuqizimin e zgjedhjeve të 30 qershorit/ Çfarë vendosi 'Kushtetuesja' për padinë e Gjuzit

 Mori pjesë dhe kërkoi shfuqizimin e zgjedhjeve të 30 qershorit/
Kujtim Gjuzi

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar padinë e kryetarit të partisë Konservatore Kujtim Gjuzit. Ky i fundit kishte kërkuar shfuqizimin e vendimit për zgjedhjet vendore të 30 qershorit në 2019.

Trupa gjykuese e përbërë nga Vitore Tusha, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari, Fiona Papajorgji, Altin Binaj, Sonila Bejtja dhe Përparim Kalo kanë konstatuar se kjo parti është regjistruar si subjekt zgjedhor për zgjedhjet vendore, duke marrë pjesë dhe nuk ka kundёrshtuar rezultatin e tyre.

Ata vlerësuan se kërkesa nuk legjitimohet, pasi nuk provon interesin e saj të drejtpërdrejtë në kuptim të normave dhe standardeve kushtetuese.

 

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit