Flash News

E-TJERA

Mori postin e rëndësishëm në NATO, Kodheli tregon si e mori lajmin: Më uruan pafund të djathtë

Mori postin e rëndësishëm në NATO, Kodheli tregon si e mori

Ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka folur pas emërimit të saj si zëvendëspresidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Ajo tregoi për ‘Kjo javë’ momentin kur mori vesh lajmin, ndërsa shtoi se ishte një surprizë.

Kodheli tha se për marrjen e  postit të rëndësishëm e kanë uruar të majtë e të djathtë. “Pa fund njerëz më uruan djathtas. Njerëz që sot janë brenda në parlament dhe ata që janë jashtë. Njerëz të PD dhe shumë të tjerë”, shtoi ajo.

“Falënderoj ata që më propozuan dhe më zgjodhën. Ishte një surprizë dhe për mua. Diku në vitet 80-90 zonja Pelozi ka qenë nënkryetare e delegacionit amerikan dhe presidentit të Asamblesë.

Ajo personalisht, i dërgoi një letër të vendeve anëtarë të NATO-s ku propozonte kolegun e saj. Është nder për mua dyfish, për këtë pozicion që një shqiptare mban. Asambleja e NATO-s është një parlament i madh që përbehet nga deputetë që janë pjesë e parlamentarëve, pjesë respektive e vendeve aleate. Nuk kisha ndonjë surprize të them të drejtën për urimet.

Unë në përgjithësi kam raporte të mira humane me njerëzit e politikës, si majtas dhe djathtas. Ka disa njerëz me të cilët ndaj opinione dhe debatoj dhe kam kontakte më të shpeshta. Skam pasur surpriza. Pa fund njerëz më uruan djathtas. Njerëz që sot janë brenda në parlament dhe ata që janë jashtë. Njerëz të PD dhe shumë të tjerë.”, tha ajo.

Të fundit