Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Mori postin e rëndësishëm në NATO, reagon Kodheli: S’ka pasur dallime majtas apo djathtas për urimet; apel politikës
Mimi Kodheli ka reaguar pas emërimit të saj si zv/presidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s.
Në fjalën e saj nga foltorja e Kuvendit, Kodheli shprehet se për emërimin e saj në këtë post është uruar nga të gjithë, dhe se nuk ka pasur dallime majtas apo djathtas.
"Dua t’ju falënderoj për urimet. Falenderoj këdo, të njohur e të panjohur.. Falenderoj në mënyrë të veçantë kryetarin Ruçin dhe kryetarët e delegacionit parlamentar shqiptarë në Asamblenë Paralamentare të NATO-s.
Pozicioni i zv/presidentes së Asamblesë ënë NATO është sa i lartë dhe aq i mbushur me përgjegjësi. Të them të drejtën në këtë sallë, s’kam pasur dallime majtas apo djathtas për urimet. Le të rrimë kështu bashkë", tha ajo.
Ndërkaq, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi tha se emërimi i saj në këtë post është vlerësim për vendin tonë. "Urime në emër të Kuvendit. Ky është një vlerësim për Shqipërinë. Vlerësim për performancën e Kuvendit", tha aijo.