Flash News

E-TJERA

Mori ryshfet dhe kërkoi favore seksuale, KLGJ shkarkon nga detyra gjyqtarin e Fierit

Mori ryshfet dhe kërkoi favore seksuale, KLGJ shkarkon nga detyra gjyqtarin

KLGJ ka pranuar kërkesën e kreut të ILD-së Artur Metani për të shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, Roland Hysi.

Gjyqtari Hysi akuzohet për korrupsion, dirsa Gjykata për Krime të Rënda e ka dënuar më 17 tetor të vitit 2019 me 4 vite e 6 muaj burgim. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Hysi përfitoi ulje dënimi deri në 4 vite burgim.

Roland Hysi akuzohet se ka marrë 500 euro ryshfet dhe ka kërkuar favore seksuale ndaj një gruaje, e cila ishte palë në një proces që drejtohet nga Hysi.

Gjykata vendosi t’i heqë gjyqtarit të Fierit të drejtën e ushtrimit të funksioneve publike për të paktën 5 vite.

Të fundit