Flash News

E-TJERA

Mori ryshfet për rimbursimin e energjisë, punonjësi i OSHEE dënohet me 2 vite burg

Mori ryshfet për rimbursimin e energjisë, punonjësi i OSHEE

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dënuar me 2 vite burg ish-punonjësin e OSHEE-së, Arjan Pashaj, i shpallur fajtor për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.

Fillimisht, Pashaj u dënua me 3 vite burg, por pas gjykimit të shkurtuar, dënimi iu reduktua në 2 vite. Ai akuzohet se ka marrë 2.7 milionë lekë të vjetra nga pronari i një furre buke në Tiranë, Zef Gjelaj, duke premtuar rimbursim të energjisë elektrike.

Rasti u zbulua dhe denoncua nga emisioni investigativ “Fiks Fare”. Pronari i furrës ishte premtuar për një rimbursim prej 5.4 milionë lekësh, por, sipas hetimeve, gjysma e shumës iu dha punonjësve të OSHEE-së si rryshfet.

Gjithashtu, GJKKO dënoi edhe pronarin e furrës, Zef Gjelaj, me 1 vit burg, dënim që iu ul në 8 muaj pas gjykimit të shkurtuar. Ai u shpall fajtor për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Ky vendim vjen si një tjetër rast që nënvizon problemet e korrupsionit brenda institucioneve publike dhe bashkëpunimit të paligjshëm mes qytetarëve dhe zyrtarëve.

Të fundit