Flash News

E-TJERA

Mori vetëm 13 vota në 25 prill, Selami Jenisheri: Unë e futa Shqipërinë në OKB

Mori vetëm 13 vota në 25 prill, Selami Jenisheri: Unë e futa

Deputeti i opozitës së re, Selami Jenisheri ka habitur me deklaratën e tij sot në seancën parlamentare.

Gjatë fjalës së tij, Jenisheri tha se ka qenë ai personi që ka mundësuar që Shqipëria të jetë pjesë e OKB-së.

“Ti me thënë shyqyr që doli një deputet si Selami Jenisheri që e futi Shqipërinë në një organizatë si ajo e Kombeve të Bashkuara. Ne jemi anëtarë të OKB-së, paguajmë taksa dhe kanë rregull kur bie cikloni, tërmeti, përmbytjet, ata japin ndihmën e vet. Por Selami Jenisheri, jo vetëm ka bërë të mundur këtë gjë, por kam propozuar të vihet ligji i detektivit privat,” tha deputeti i opozitës së re, i cili në 25 prill mori vetëm 13 vota.

Deklarata e tij ka shkaktuar të qeshura në Kuvend.

 

Të fundit