Flash News

E-TJERA

“Mos abuzoni”, Tritan Kalo: Komiteti i Ekspertëve këshillon, vendimet i merr ekzekutivi

“Mos abuzoni”, Tritan Kalo: Komiteti i Ekspertëve
Tritan Kalo

Mjeku infeksionist Tritan Kalo sqaroi se Komiteti Teknik i Ekspertëve vetëm këshillon lidhur me situatën e pandemisë në vend, duke kërkuar që të mos abuzohet. Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se është ekzekutivi që vendos për ashpërsimin ose jo të masave anti-Covid.

Ky reagim vjen një ditë pasi kryeministri Edi Rama deklaroi se do të ketë ashpërsim të kufizimeve, ndërsa ia la në dorë Komitetit Teknik të Ekspertëve të vendosë për to.

Ai shton se këshillat dhe udhëzimet e këtij Komiteti diskutohen dhe më pas kalojnë në filtrin ligjor , duke bërë sërish thirrje të mos abuzohet me kompetencat e kësaj strukture të ngritur rreth një vit më parë.

“Bëhet fjalë për një Komitet këshillimor dhe jo vendim-marrës sikundër pothuajse përditë abuzohet nga ekzekutivi dhe opozita....Këshillat e udhëzimet e këtij Komiteti që funksionon mbi bazat e vullnetarizmit, më pas diskutohen e kalojnë filtrin ligjor, pëpara se mbi bazën e tyre të meren vendime nga ekzekutivi...Ndaj duhet përfundimisht të kihet e qartë prej kujtëdo se, Komiteti këshillon, Ekzekutivi vendos.... Mos abuzoni me togfjalëshin se “Komiteti i Ekspertëve vendosi që...” Jepini Çezarit atë që i përket atij....E thënë shkurtazi e qartazi.... together forever!”-shkruan ndër të tjera mjeku.

Të fundit