Flash News

E-TJERA

“Mos bëj grifshën aty ku je”, Felaj debat me Tabakun në Kuvend, ndërpritet seanca

“Mos bëj grifshën aty ku je”, Felaj debat me Tabakun

Zëvendëskryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj ka debatuar me deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, pasi kjo e fundit mori fjalën për procedurë.

Felaj i hoqi fjalën Tabakut, me argumentin se po përdorte gjuhë pa etikë ndaj kolegëve dhe nuk kishte të bënte me procedurën e kërkuar. Më tej Tabaku e akuzoi Felajn se po uzurpon fjalën e lirë.

Debati mes tyre ka çuar ndërprerjen e seancës.

Felaj: Ju lutem zonja Tabaku. Aq e gjykoi të përshtatshme për të shfrytëzuar replikën. Ju nuk mund ta merrni kohën
Tabaku: Dua ta tërheq vëmendjen ju dhe grupit të PS
Felaj: Faleminderit por nuk jeni në kushtet për t'i tërhequr dikujt vëmendjen. Dakord por kur të mësohet t'u drejtohesh me edukatë kolegëve, edhe mund ta marrësh fjalën. Sa kohë që nuk komunikon me etikë, nuk bën grishën aty ku je.
Tabaku: Ka një orë që flet sikur është ministre...
Felaj: Nuk flisni për procedurë, po të flisni për procedurë do ua jap fjalën
Tabaku: Kërkoj 2 minuta pushim të bëjmë një ankesë për kryetaren e seancën. Për fyrjen kjo është në etikën tuaj që sa kohë kam bashkëpunuar me ju, duket se iu mungon dhe nuk ua jap dot unë.

Të fundit