Flash News

E-TJERA

"Mos bëj zhurmuesen, komenton se të dhemb", debat te "Ligjet". Korreshi dhe Sula ikin te kondicioneri për t’u ngrohur

"Mos bëj zhurmuesen, komenton se të dhemb", debat te

Vazhdojnë debatet në mbledhjet e komisioneve parlamentare. Një ditë më parë kryeministri Edi Rama iu kërkoi socialistëve të bëjnë kujdes me gjuhën e përdorur dhe të vetëpërmbahen.

Nënkryetari i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka debatuar me kryetaren e komisionit Klotilda Bushkën. Alibeaj kërkoi fjalën, ndërsa Bushka i kërkoi të mos dilte jashtë temave të rendit të ditës.

Alibeaj: Pyetjen time e gjykojnë ata që na shohin

Bushka: Unë po bëj detyren

Alibeaj: Po pra, detyra jote nuk është të bësh zhurmuesin për pyetjen time

Bushka: Këtu qytetarët duhet të na dëgjojnë për rendin e ditës

Alibeaj: Të pyesim qeverinë, si e qeveris këtë vend. Fakti që futesh, e komenton do të thotë që të dhemb

Nga ana tjetër deputetët demokratë Saimir Korreshi dhe Dashnor Sula kanë lënë karriget dhe janë afruar për t’u ngrohur disa minuta te kondicioneri.

 

Të fundit