Flash News

E-TJERA

“Mos bëni karshillëk, çohem iki”, zbardhet debati i ashpër në mbledhjen e Ramës me qytetarët e Durrësit

“Mos bëni karshillëk, çohem iki”, zbardhet debati i

Takimi i kryeministrit Rama me qytetarët e Durrësit, të cilët janë shprehur të pakënaqur me dëmshpërblimet e ofruara nga projekti TID, ka përfunduar në tensione dhe arrestime.

Nga mbledhja pa media të zhvilluar mes Ramës dhe disa qytetarëve, janë zbardhur diskutimet me tone të larta.

Rama ka pranuar para tyre se dëmshpërblimi i ofruar, është i padrejtë, por njëherazi iu kërkoi banorëve të mos “bëjnë karshillëk me komunista”, në të kundërt ai do largohej ta takimi.

“S’kam ardhur këtu të diskutoj projektin fare. Kam ardhur të diskutoj që vlera që vlera që ju kanë dhënë është e padrejtë.

Nëse filloni karshillëk me komunista, ju me tuajën, shteti më të vetën.  Ju do dilni të humbur se unë kam parë shumë vetë. Unë kam ardhur këtu që ju mos dilni të humbur. Po nuk dëgjuat çfarë them, atëherë do ngatërroheni me fjalët e juaja.

Unë thash që vlera e cila kanë përcaktuar nuk është e drejtë. Tani ngrihet ajo dhe me ma tregon prapë. Unë e thash vetë që në fillim dhe për këtë kam ardhur. S’kam ardhur këtu të diskutoj projektin fare. Kam ardhur të diskutoj që vlera që ju kanë dhënë është e padrejtë”, ka deklaruar Rama.

Banorët kanë ndërhyrë vazhdimisht duke iu referuar rastit të shpronësimeve të Marinë së Vlorës, por Rama iu është kthyer me ton të ashpër.

“Nëse nuk dëgjoni unë çohem dhe thotë ai pastaj pse bërtet. Unë bërtas se s’dua të iki. Po deshët unë ju them mirupafshim! Dhe po iki e ju vazhdoni vetë. Por unë dua të bisedojmë për shpronësimin, jo për gjë tjetër”, është Rama.

Banorët kanë deklaruar se nuk janë kundër ndërtimit të projektit TID, por kërkojnë që të mos largohen nga zona ku jetojnë.

Të fundit