Flash News

E-TJERA

“Mos bini pre e mashtrimeve”, ambasada amerikane thirrje qytetarëve: Viza nuk merret në këmbim të parave

“Mos bini pre e mashtrimeve”, ambasada amerikane thirrje

Ambasada e SHBA-së në Tiranë i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të mos bien pre e mashtrimeve për marrjen e vizës në këmbim të parave.

Përmes një postimi në Facebook, ambasada shkruan se shpesh kontaktohen nga individë të cilët kanë rënë viktima nga mashtrimet e vizave, duke shtuar se zakonisht ato bëhen përmes faqeve të rreme te internetit dhe adresave të emailit.

“Ne kontaktohemi vazhdimisht nga individë që kanë rënë viktima të mashtrimit të vizave. Mashtrimet zakonisht përfshijnë faqe interneti të rreme, adresa emaili dhe kërkesa për tarifa shtesë që duhet paguar për të marrë një vizë. Mos harroni, Departamenti i Shtetit nuk do t'ju kërkojë kurrë të transferoni para tek një individ apo organizatë tjetër për të marrë vizën tuaj. Informoni veten në mënyrë që të mos bëheni viktimë e një mashtrimi”, shkruhet në postim.

“Mos bini pre e mashtrimeve”, ambasada amerikane thirrje

Të fundit