Flash News

E-TJERA

Mos-çelja e negociatave/ Balla këshilla BE-së: Ndryshojeni sistemin e vendimmarrjes, i kemi përmbushur kushtet

Mos-çelja e negociatave/ Balla këshilla BE-së: Ndryshojeni

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit ka këshilluar Bashkimin Europian të ndryshojnë sistemin e vendimarrjes, pasi Këshilli i Europës nuk doli me një vendim për konferencën e parë ndërqeveritare për çeljen e negociatave me Shqipërinë.

Sipas Ballës Shqipëria u penalizua për shkak të konfliktit mes Maqedonis së Veriut dhe Bullgarisë, teksa shpreson që dy vendet të gjejnë një zgjidhje.

Gjatë replikës me deputetin Myslim Murrizi, Balla theksoi se Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet dhe madje edhe vendet më skeptike kanë vlerësuar Shqipërinë.

“Dy vlerësimet e mia lidhur me pamundësinë e Këshillit Europian për të marrë një vendim për datën e konferencës së parë ndërqeveritare. Këtu duhet të jemi shumë të qartë për këtë çështje. Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet për tu mbajtur ky event formal i fillimit zyrtar të bisedimeve, kur tashmë të gjitha vendet anëtare edhe ato që janë më skeptike janë vlerësuese për atë që Shqipëria ka arritur. Vlerëson që procesi zgjedhor i 25 prillit ishte më i miri. Tregon që jemi në kushtet e një procesi në ecje të përmbushjes së pritshmërive. Të mos harrojmë që BE është një institucion me vendimmarrje tepër të vështirë. Në këtë këndvështrime shpresa jonë është që Bullgaria dhe Maqedonia ta gjejë një zgjidhje për këtë çështje.

Kjo nuk ka të bëjë fare me Shqipërinë. Procesi ecën ne do të vazhdojmë të kemi vëmendjen dhe angazhimin e duhur për të çuar përpara reformat. I dashur Myslim nuk është në përgjegjësinë e qeverisë shqiptare mungesa e një vendimmarrje. Këshilla jonë e vetme është që BE duhet ta ndryshojë këtë sistem vendimmarrës sepse ndryshe s’ka për të marrë kurrë vendime,” u shpreh Balla.

Të fundit