Flash News

E-TJERA

“Mos e dhëntë Zoti që amerikanët ta zgjedhin president”, nga Rama, Basha, Topi... Ç’kanë thënë politikanët shqiptarë për Trump dhe Biden

“Mos e dhëntë Zoti që amerikanët ta zgjedhin

Edhe Shqipëria, ashtu si çdo vend tjetër në Evropë e botë  po ‘mban frymën’ në pritje të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara. 

Donald Trump, në një mandat të dytë apo kandidati demokrat Joe Biden?

Deri tani, ende nuk është i qartë fituesi i zgjedhjeve presidenciale amerikane, ndërsa rezultati varet nga disa shtete ku mbetet për t'u numëruar një sasi e madhe e votave me postë të dërguara për shkak të pandemisë.

Gara mes tyre vijon të jetë shumë e ngushtë, ndërsa procesi po pasqyrohet dhe ndiqet me vëmendje të shtuar edhe në shtetin shqiptar.

Politika ka zgjedhur të heshtë deri në pritje të rezultatit, por le të kthehemi pas në kohë për të kujtuar se çfarë kanë deklaruar ata për Donald Trump kur u zgjodh presidenti i 45-të i Amerikës në 9 nëntor 2016.

Para zgjedhjeve të asaj kohe, kryeministri Edi Rama bëri një deklaratë krejt të njëanshme, duke thënë se nëse Trump do të fitonte përballë Hilary Clinton do të ishte kërcënim për Amerikën dhe marrëdhëniet shqiptaro-amerikane.

Trump është kërcënim për Amerikën dhe kërcënim edhe për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane.

Mos e dhëntë zoti që Amerikanët ta zgjedhin për president se do ishte një president që do i bënte dëme të mëdha Amerikës dhe do ishte një kërcënim real për raportet shqiptaro amerikane”, deklaroi Rama në atë kohë në një intervistë për Baton Haxhiun.

Pas fitores, Rama reagoi duke thënë se "kam bindjen se marrëdhënia jonë strategjike me Shtetet e Bashkuara, do të vijojë të forcohet në funksion të vlerave e të interesave të perbashketa, të cilat e bëjnë Shqipërinë nje mik e aleat të çmuar të popullit e të qeverisë amerikane”, përfundon kryeministri Rama në 9 nëntor 2016.

Ndërkohë, i pyetur një ditë më parë nga gazetarët, Rama preferoi që këtë herë të mos mbajë qëndrim, madje duke i cilësuar të dy kandidatët si miqtë e tij.

"Nëse më pyesni për Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi ua them pa hezitim që më pëlqen Lulzim Basha, tani më çoni në Amerikë për dy njerëz që i kam miq të dytë. Se te Luli dhe Monika dihet që kam mik Lulin dhe kam konflikt interesi", tha Rama.

Cfarë deklaroi Basha në 2016:

Urime përcolli edhe kryetari i opozitës Lulzim Basha, sipas të cilit rezultati i zgjedhjeve në SHBA, “ishte një mësim i çmuar demokracie që Shtetet e Bashkuara, populli amerikan i dhanë mbarë botës, Europës, Shqipërisë dhe shqiptarëve se vullneti i qytetarëve, vota e qytetarëve është ajo që vendos në demokraci, se fatin e njerëzve, fatin e qytetarëve në demokraci e përcaktojnë vetë qytetarët”. Jam i bindur që zgjedhja e tij dhe marrja e detyrës nga ana e tij në muajt e ardhshëm do të shërbejë për forcimin e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të shërbejë patjetër për forcimin dhe rimëkëmbjen e demokracisë shqiptare.

Sali Berisha

Fitorja e tij është historike, pasi për herë të parë zgjidhet president i SHBA një personalitet, i cili nisi karrierën e tij politike me garën e suksesshme për në Shtëpinë e Bardhe. Ne këtë kontekst kjo fitore shënon një fillim vërtet të ri për vendin e madh të lirisë!

Fitorja e Trump ishte e jashtëzakonshme si për përmasat e saj, por edhe për faktin se ajo erdhi si tejkalim në tërësi i të gjitha parashikimeve, të cilat zgjedhësit amerikanë, me vullnetin e tyre të lirë arkivuan si të pa vlera.

Shqipëria dhe shqiptarët kanë në SHBA, mikun dhe aleatin e tyre më kryesor. Me këtë rast shpreh bindjen se marrëdhëniet strategjike miqësore të shkëlqyera midis Shqipërisë dhe SHBA do njohin horizonte të reja dhe nuk do ndikohen nga deklarata si ato të kreut të ekzekutivit shqiptar që shprehin thjesht dezekujlibrin e tij mendor.

Prandaj dhe le t'i përcjellim ne të dashur miq, Presidentit të sapo zgjedhur urimet më të mira për sukseset më të mëdha në udhëheqjen e SHBA, por dhe botës së lirë, në paqe, siguri dhe prosperitet!”, shprehej Berisha.

Ish-presidenti Bamir Topi, një republikan tradicional

Ish-presidenti Bamir Topi i ftuar në Repolitix ka shprehur se cilin mbështet prej kandidatëve për President. Ai deklaroi se është një republikan tradicional, një zgjedhje që në fëmijëri.

"Unë jam një republikan tradicional. Nuk lidhet vetëm me një individ. Unë e kam një lloj edukate nga im atë që ndiqte 'Zërin e Amerikës'. Ngjarja më e rëndësishme që ka mbetur si emblematike. Në VOA anglisht, unë isha 12 vjeç kur babi më përkthente momentin e uljes së njeriut të parë në hënë. Që në atë moshë unë mbaj mend që im atë na orientonte, kishim një simpati për republikanët. Unë kam takuar shumë" - u shpreh Topi

Të fundit