Flash News

E-TJERA

'Mos e prekni Shushicën', banorët e Lumit të Vlorës apel qeverisë: Anuloni projektin e ujësjellësit të Himarës

'Mos e prekni Shushicën', banorët e Lumit të

“Mos e prekni Shushicën, mbrohet me ligj!”.

Me këtë mesazh iu drejtuan qeverisë banorët e disa fshatrave që shtrihen përgjatë Luginës së Lumit të Vlorës sot në një protestë.

Me pankarta në duar, ata mbajtën të bllokuar rrugën nacionale për disa minuta, pasi kundërshtojnë ndërtimi e ujësjellësit të Himarës, depot e së cilit po ndërtohen pikërisht në vendin ku buron Shushica.

Mbështetur dhe nga organizatat e mjedisit, banorët thanë se ky ujësjellës do shterrojë lumin, do thajë tokat bujqësore si dhe do sjellë dëme në ekosistem, pasi Shushica është degë e Lumit Vjosë,  Park Kombëtar. Thirrjet e banorëve u drejtohen Qeverisë dhe Bankës Gjermane për Zhvillim që ka financuar këtë projekt.

Punimet për Ujësjellësin e Himarës kanë nisur një vit më parë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit si pjesë e Programit të Rehabilitimit të Ujësjellësve në Jug, me vlerë 44 milionë euro. Aktualisht po shtrohen tubat nga Lëpushka – burimi kryesor i Shushicës, drejt qytetit të Himarës dhe fshatrave të tjerë të vijës bregdetare.

Të fundit