Flash News

E-TJERA

“Mos i beso askujt”, ambasada amerikane paralajmëron shqiptarët për vizat

“Mos i beso askujt”, ambasada amerikane paralajmëron

Ambasada Amerikane në Tiranë vijon këshillimin e shqiptarëve që të bëjnë kujdes me marrjen e vizave për në SHBA.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, ambasada thekson se duhet të shmangin konsulancat që ofrojnë shërbim në këmbim të parave.  

“Mos i beso askujt që premton të të ndihmojë të marrësh një vizë amerikane në këmbim të parave. Agjencitë e vizave kanë si qëllim kryesor të fitojnë para, JO të të japin këshilla të mira. Nëse ata e plotësojnë aplikimin tënd gabim ose me informacion të rremë, TI je përgjegjës. Aplikimi yt do të refuzohet dhe çdo vizë e vlefshme mund të anulohet.

Kurse paratë dhe shmang mashtrimet – ne ofrojmë informacion falas se si ta plotësosh vetë aplikimin tënd këtu: https://bit.ly/4lfcAJL” – shkruan Ambasada në njoftimin më të fundit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by U.S. Embassy Tirana (@usembassytirana)

Të fundit