Flash News

E-TJERA

"Mos i vaksinoni fëmijët", Alimehmeti: Rastësi nëse varianti DELTA s’ka hyrë në Shqipëri

"Mos i vaksinoni fëmijët", Alimehmeti: Rastësi

Epidemiologu dhe anëtari i Akademisë së Shkencave, Ilir Alimehmeti ka deklaruar se varianti DELTA i virusit Covid-19, edhe nëse nuk ndodhet aktualisht në vendin tonë, do të jetë i pranishëm gjatë muajit Gusht.

Ai tha se ky variant i virusit ka shkallë infektueshmërie mbi 40%, ndërsa simptomat që shfaq, janë të ngjashme me viroza të tjera, ndaj sipas mjekut dhe përhapja e infeksionit është më e madhe.

"Ne nuk kemi mundësi ta mbajmë Deltën jashtë. Ne s’kemi metodë. Para një muaji OBSH njoftoi se 92 shtete kishin DELTËN prezentë, ndërkohë shtetet rreth nesh kanë raportuar raste. Nëse nuk jemi një planet tjetër, por pjesë e Evropës. Në gusht, pritet që shumica e rasteve të jenë variant DELTA.  

Çfarëdolloj virusi të dërgojnë në fatalitet. Varianti DELTA, është më ngjitës, 40% më i trasnmetueshëm, ka një klinikë më të butë. Bën që të maskohet me viroza të tjera. Bëhet më e rrallë temperatura, shumë më e rrallë humbja e shijes dhe e nuhatjes. Kjo është arsyeja që bëhet më i trasnmetueshëm se njeriu s’e kupton." tha Alimehmeti në emisionin "Kjo Javë"

I pyetur nëse a duhet të vaksinohen fëmijët, Alimehmeti tha "JO", pasi sipas tij, risku që ata të kalojnë në fatalitet është tepër i ulët.

"A duhet vaksinohen fëmijët? Jo. Po të shohësh të dhënat zyrtaret të Anglisë, në personat nën 18 vjeç, ka pasur vetëm 25 vdekje në të gjithë Britaninë e Madhe. Megjithatë risku për personat deri në 30 vjeç, është tejet i ulët. Ju e kuptoni që kjo ka të bëjë me një altruizëm, vaksina është fakultative. Për personat 18 vjeç e poshtë është tejet i ulët risku. Për fëmijët efektet afatgjate janë më të shumta." tha Alimehmeti.

Të fundit