Flash News

E-TJERA

"Mos lëndo", Kalo: Mjekët japin receta kundër Covid-19 për përfitime monetare

"Mos lëndo", Kalo: Mjekët japin receta kundër Covid-19
Tritan Kalo

Mjeku infeksionist Tritan Kalo ka reaguar për recetat që po iu jepen pacientëve me Covid-19.

Ai ka ritheksuar se barna si Remdesivir, Favira, Kaledra, Truvada, Tamiflu nuk kanë dhënë ndonjë efekt dobiprurës në mjekimin e qytetarëve, por i kanë dëmtuar ata.

Në këto kushte ai ngre pyetjen se përse kolegët e tij vazhdojnë që t'i japin këto barna dhe pse kërkohen  ende nga të sëmurët dhe të afërmit e tyre.

Kalo ngre dyshimet se kjo mund të bëhet edhe për përfitime monetare nga ana e mjekëve, ndërsa citon Hipokratin: Së pari mos lëndo!

Të fundit