Flash News

E-TJERA

"Mos mbani sytë nga spitali", kreu i Task-Forcës: Mjekët e familjes të udhëheqin mjekimin e pacientëve që preken nga virusi

"Mos mbani sytë nga spitali", kreu i Task-Forcës:

Kreu i Task-Forcës dhe njëherësh Inspektor i Përgjithshëm te Republikës, Shkëlqim Hajdari thotë se mjekët e familjes duhet të udhëheqin mjekimin e pacientëve që preken nga Covid-19.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos i mbajnë sytë nga spitali, pasi shërimi më i mirë është në shtëpi duke respektuar protokollet e higjienës. Kjo sipas tij, do të evitonte edhe një mbingarkesë në spitale.

Postimi i plotë:

Mirënjohje, Dr. Bruna Shiroka dhe stafit të Qendrës Shëndetësore Nr. 3 Tiranë, të cilët po mbulojnë me asistencë mjekësore të shkëlqyer, mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve dhe shërimin e plotë, e pa pasoja nga covid 19.

Thirrja ime publike është:

“Mjekët e familjes të udhëheqin mjekimin e pacientëve që preken nga virusi”!

Mjekimet tashmë dihen, mjeku i familjes ka kartelën mjekësore për çdo qytetar dhe askush më mirë se ai nuk mund të bëjë mjekimin dhe ndjekjen e pacientit në shtëpi.

Miq, mos mbani sytë nga spitali, shërimi më i mirë është në shtëpi, me njerëzit tuaj, duke u mjekuar që në fillim, pa asnjë frikë e panik, duke respektuar protokollet e higjienës.

Shumica e njerëzve do ta kaloj këtë virus, pa asnjë pasojë.

Të fundit