Flash News

E-TJERA

"Mos më bëj si cub mua", Gjuzi debatin me Ruçin: Mos mendoni se erdhëm këtu për të ikur me zgjedhjet që i vodhët

"Mos më bëj si cub mua", Gjuzi debatin me Ruçin: Mos
Gramoz Ruçi, Kujtim Gjuzi

Kreu i Partisë Konservatorë Kujtim Gjuzi ka debatuar gjatë seancës së sotme plenare me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçin. Deputeti ka nisur të "kërkojë llogari" se përse kryeministri Edi Rama nuk është paraqitur në Kuvend.

Ai është shprehur se Rama ka gjashtë muaj që nuk i ndjek seancat plenare. Gjuzi shton se ka kërkuar për interpelancë edhe ish-kryeministrin Sali Berisha. Ruçi ka ndërhyrë për t'i ndërprerë fjalën dhe kanë shkëmbyer replika.

Kujtim Gjuzi: Mos mendoni se ne erdhëm këtu për të ikur me zgjedhjet që ju i vodhët. Unë nuk e thirra Berishën të vijë në interpelancë. Rama ka 6 muaj që nuk ka ardhur në kuvend dhe nëse nuk vjen në kuvend duhet të lërë mandatin. Jam kryetar i një partie të ngritur nga hiçi dhe jo një partie që ju keni trashëguar nga diktatori.

Gramoz Ruçi: Sa të rrosh do mësosh. Dhe një muaj e ke dhe mesa duket nuk ke për të mësuar rregullat e një kuvendi në një sistem demokratik. Më mirë e asaj partie që the ti se sa i një partie… o Kujtim… ulu, uluu, ulu! Mos më bëj si cub mua, se kur të shoh se ç’më dukesh, por kur të njoh.. thotë populli.

Të fundit