Flash News

E-TJERA

"Mos më hiqni statusin e magjistrates", KPA vendos në 11 nëntor për Arjana Fullanin

"Mos më hiqni statusin e magjistrates", KPA vendos në 11

Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të vendosë më 11 nëntor për përjashimin ose jo nga sistemi gjyqësor të ish-anëtares së Gjykatës së Lartë, Arjana Fullani. Kështu u vendos gjatë seancës së sotme.

Fullani ka kërkuar nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të mos i hiqet statusi i magjistrates për 15 vite, siç ka vendosur Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Ky i fundit vendosi për Arjana Fullanin, që është edhe bashkëshortja e ish-guvernatorit  të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, që nuk mund të ushtronte asnjë funksion në drejtësi për 15 vite.

Fullani argumenton se ajo ka dhënë dorëheqjen para se të niste procesi i vetingut dhe kështu nuk duhet të penalizohet nga parashikimi i mësipërm.

Të fundit