Flash News

E-TJERA

“Mos më vrit, nuk dua të bëhem engjëll”/ Homazhe para Kryeministrisë për Mateon

“Mos më vrit, nuk dua të bëhem engjëll”/ Homazhe

Qytetarët kanë zhvilluar homazhe para Kryeministrisë, për vogëlushin e ndjerë, Mateo Vasia.

Me qirinj në duar dhe pankarta drejtuar mbrojtjes së fëmijëve nga abuzimi dhe dhuna, qytetarët kanë ndezur qirinj krahas foto së 8-vjeçarit të vendosur në shkallët e Kryeministrisë.

"Mos më vrit, unë nuk dua të bëhem një engjëll," shkruante pankarta që mbante në duar një fëmijë.

Më 16 Nëntor, Klodian Çalamani rrëmbeu, vrau dhe groposi në oborrin e banesës së tij 8-vjeçarin Mateo Vasia. Pas denoncimit të nënës së vogëlushit, policia ushtroi kontroll në banesën e Çalamanit nga ku nxorri trupin e pajetë të mbuluar me baltë.

Familjarët e Mateos ndërmorën nënshkrimin e një peticioni ku kërkojnë rikthimin e dënimit me vdekje për raste të tilla makabre.

Vrasja e 8-vjeçarit nga Greçalli i Fierit tronditi opinionin publik. Politikanë, sociologë, gazetarë dhe qytetarë iu bashkuan dhimbjes së familjarëve dhe thirrjes për t’i thënë STOP dhunës ndaj fëmijëve.

 

 

Të fundit