Flash News

E-TJERA

Rama ‘përplaset’ me Tabakun në komision, deputetja: Mos ma ngri zërin, kryeministri: Po citon sipas qejfit

Rama ‘përplaset’ me Tabakun në komision, deputetja: Mos ma

Kryeministri Edi Rama po dëshmon në Komisionin Hetimor të Inceneratorit lidhur me aferën 430 milionë euro.

Mes Ramës dhe kryetares së komisionit Jorida Tabaku, ka pasur edhe një përplasje. Ishte një pyetje e Tabakut, lidhur me një mbledhje qeverie për miratimin projektvendimin që ka lidhje me inceneratorët, që shkaktoi acarim te kryeministri.

Rama kërkoi nga Tabaku që të mos i deformojë deklaratat e tij dhe të mos ‘i ofendojë inteligjencën’. Në një moment, ka qenë Rama i cili i ëhstë drejtuar Tabakut me një ton të lartë zëri, teksa kjo e fundit kërkoi që kryeministri të mos i drejtohej me nervozizëm, or të fokusohet te çështja dhe pyetjet.

Pjesë nga debati:

Rama: Unë i përgjigjem pyetjeve një për një. Po kur ju më pyesni a e mban mend datën filan mbledhje, sikur është një ndonjë mbledhje që është marrë vendimi për të sulmuar nuk e di se kë. Pse duhej të mbaj mend mbledhje qeverie? Për çfarë arsye duhet të mbaj mend mbledhje qeverie që s’kanë asnjë ngjarje. Për ju mund të jetë një ngjarje shumë e rëndësishme, për mua kjo është një nga vendimet që qeveria ka marrë edhe është gjëja më normale. Unë i qëndroj pikë për pikë atij vendimi qeverie dhe të gjitha tyre që thanë ministrat e mi këtu. Domethënë a e mban mend ti kur u mblodhët aty dhe bëtë atë aferën kriminale. Jo, zonjë nuk e mbaj mend.

Tabaku: Faleminderit që nuk keni dijeni për një vendim të Këshillit të Ministrave për të cilin sot një ish-ministër është në burg.

Rama: Zonjë, unë nuk mbaj mend mbledhje qeverie. Mos më cito sipas qejfit. Unë jam këtu para jush i gjallë.

Tabaku: Me qetësi

Rama: Mos më cito gabim. Po ju them mua mos më cito sipas qejfit. Të thashë që pyetja a e mban mend një mbledhje qeverie, s’bën sens. Mos ofendoni inteligjencën time, sepse kam shumë problem me ofendimin e inteligjencës.

Tabaku: Dakord

Rama: Jo se nuk mbaj se dua t’i shmangem vendimeve, iu qëndroj pikë për pikë.

Tabaku: Jeni në dijeni të faktit që çdo punë e bërë për trajtimin e mbledhjeve është bërë me paratë e shtetit?

Rama: Ish-ministri nuk është i akuzuar për ndonjë vendim qeverie. Ish-ministri nuk është i akuzuar as për ndonjë mbledhje qeverie, as për ndonjë aferë të madhe qeverie. Është nën akuzë për korrupsion që individualisht ka kryer me palën tjetër.

Tabaku: Kam nevojë të fokusoheni te pyetjet.

Rama: Çfarë duhet të them unë i shkreti, kur ju më pyetët për buxhetin.

Tabaku: Të mos kalojmë nga një pyetje te tjetra.

Rama; Jo, jam te buxheti.

Tabaku: Të lutem, kjo propaganda, gropa me plehra.

Rama: Zonjë, më lini të flas.

Tabaku: E kuptoni pyetjen?

Rama: Nuk e kuptova, por e ndjej.

Tabaku: Lëri batuat e ironitë për jashtë. A jeni në dijeni se plehrat janë financuar me buxhetin e shtetit, meqë e doni kështu?

Rama: Jo e dua unë, por kështu duhet, se e dua shumë gjuhën shqipe.

Tabaku: Mos na trego çdo lloj gjëje.

Rama; O zonjë, s’po ju tregoj çdo lloj gjëje.

Tabaku: Mos na ngri zërin.

Rama: S’po ngre zërin, por ju keni frikë.

Tabaku: Keni ju frikë nga ligji, se keni një ish-ministër në burg.

Rama: Mos më ndërprisni.

Të fundit