Flash News

E-TJERA

"Mos prekni me dorë se jam i sëmurë", u shoqërua me forcë, zbardhet incidenti i ish-deputetit Eduart Ndocaj me policinë

"Mos prekni me dorë se jam i sëmurë", u shoqërua

Zbardhen detaje nga incidenti i ish-deputetit Eduart Ndocaj, i cili u shoqërua nga policia pas një përplasje në aktivitetin për përurimin e shtëpisë së poetit Gjergj Fishta.

Mësohet se, Ndocaj u shoqërua në komisariat duke futur forcërisht në furgonin e policisë, me argumentin se nuk ka pasur ftesë për ceremoni, ku i ftuar është dhe kryeministri Edi Rama. 

Momentet e përplasjes:

Ndocaj: Mos prek me duar se jam i operuar. Ka dhënë urdhër kryeministri që deputeti që e ka vënë në pushtet të mos jetë i pranishëm, ka vendosur forcat speciale. Ndodh dhe kjo, urdhër nga lart, nga kryeministri që Ndocaj të mos jetë pjesë e ceremonisë. Këto zotërinj po bëjnë detyrën se kanë dhënë urdhër. Ky është eveniment i Fishës, pse s'e lanë Eduart Ndocajn të futet hë kryetar? jam pa ftesë unë, kush tha?

Polici: Kush është pa ftesë ju lutem të largohet, se jemi dhe në kohë pandemie?

Ndocaj: Jam pa ftesë unë? këtu jemi në një vend të lirë. Sekretari i përgjithshëm i demokristiane dhe qytera i lirë. S'ke të drejtë që të më thuash të largohet

Polici: Të lutem largohu se përndryshe do jemi të detyruar që të të marrim forcërisht

Ndocaj: Pa ardh dikush stafi i kryeministrisë që të më thotë largohu, nuk iki. Kam ardhur para 4 ditësh nga Italia ku jam operuar dhe ti s'ke të drejtë të më thuash që do të të marr forcërisht

Të fundit