All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

“Mos shkoni ilegalisht”, ambasadori britanik njofton lehtësim vizash për shqiptarët

All - Paragraf - 1

“Mos shkoni ilegalisht”, ambasadori britanik njofton lehtësim

Ambasadori britanik Alastair King-Smith përsëriti thirrjen e tij që të rinjtë shqiptarë të mos ndjekin rrugët ilegale për të shkuar drejt Britanisë së Madhe.

All - Paragraf - 3

Smith tha në një intervistë për “Top Story”, se qeveria britanike ka ndërmarrë një nismë që parashikon lehtësira për marrjen e vizave për qytetarët shqiptarë.

Ambasadori britanik tha se programi në fjalë ka nisur me veriun e Shqipërisë dhe quhet “Perspektiva të reja për rajonin e Kukësit”. Sipas ambaadorit britanik bëhet fjalë për një program që iu jep mundësi të rinjve të marrin një profesion dhe të fitojnë një vend pune.

Sipas Smith, kjo vlen për ata që duan të qëndrojnë, por edhe pë rata që duan të punojnë dhe jetojnë në Britani.

“Pra, një nga mesazhet tona është t’u themi njerëzve, mos shkoni ilegalisht. Nëse jeni të vendosur të udhëtoni për në Mbretërinë e Bashkuar, shkoni në mënyrë ligjore, dhe se ka opsione vizash për qytetarët. Kemi mungesa në profesione të caktuara që do të thotë se ka opsione për viza për të cilat njerëzit mund të aplikojnë. Kjo është pjesë e asaj që do të diskutojmë me qeverinë e Shqipërisë, për të parë se si mund t’i promovojmë këto mundësi më mirë. Por gjithashtu ne nuk duam që thjesht të marrim të rinj nga Shqipëria dhe për këtë arsye po investojmë në veri. Nisëm siç mund ta keni parë një program të ri, “Perspektiva të reja për rajonin e Kukësit” do të shqyrtojë se çfarë mund të bëjmë në Kukës, Dibër dhe gjetkë për t’u dhënë realisht të rinjve profesione, aftësi dhe punë dhe konkretisht për të sjellim zhvillim të ri ekonomik në rajon, që të tërheqë njerëzit, si ata që duan të qëndrojnë ashtu edhe të tjerët, që të mendojnë se realisht ata mund të punojnë dhe jetojnë atje. Tani, kjo është diçka që do të bëjnë dy qeveritë, por është edhe për sektorin privat. Dhe kështu ne po u bëjmë thirrje bizneseve dhe të tjerëve që të mendojnë se çfarë mund të bëjnë për të ndihmuar në ofrimin e këtyre aftësimeve dhe mundësive për punë për të rinjtë”, tha ambasadori britanik.

Të fundit