Flash News

E-TJERA

“Mos shkoni se kam parë ëndërr të keqe”, detaje të reja nga aksidenti tragjik që i mori jetën dy motrave në Sarandë

“Mos shkoni se kam parë ëndërr të keqe”, detaje

Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me aksidentin tragjik që i mori jetën dy motrave, Elvisa dhe Rozina Dhimaku.

Mësohet se mbrëmjen e djeshme, ato kishin marrë lejë tek prindërit për të pirë një kafe në Sarandë, duke marrë me vete edhe shoqen e tyre, Antonela Zhupa, e cila mbeti e plagosur.

Madje ato donin të merrnin edhe vëllain e tyre të vogël 10 vjeç, i cili është i sëmurë, por që babai i kishte thënë se “është i lodhur”.

Babai dhe mamaja e tyre i la vajzat të shkonin ndërsa gjyshja u tha që mos ikni se, “ kam parë një ëndërr të keqe”.

Autori i aksidentit, 23-vjeçari Kevi Norra, banor i Gjirokastrës, është arrestuar nga policia. Burime zyrtare bëjnë me dije se, pas testit të alkoolit, rezultoi se i riu ishte në gjendje të dehur.

Dy viktimat ishin motrat më të mëdha të familjes Dhimaku, me banim në fshatin Kopaçez.

Në familje është hapur dera e mortit, ndërsa lajmi ka shokuar komunitetin lokal. Prindërit e vajzave kujdeseshin edhe për një djalë 10-vjeçar, i cili vuan nga leuçemia, duke e bërë situatën familjare edhe më të rëndë.

Të fundit