
Flash News
Aksident te "Shkalla e Tujanit", kamioni përmbyset në mes të rrugës, plagoset shoferi
By pass-i i Vlorës, zvarritje punimesh dhe rritje kostosh
Milan pritet të heqë dorë nga transferimi i Granit Xhakës
Inceneratori jashtë funksionit, përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Elbasan
Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, një i plagosur
“Mos t’i hapim rrugë mediokritetit” : Debate për vlerësimin etik e profesional të prokurorëve
Paraqitja për miratim në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, KLP e projekt-raporteve të vlerësimit etik dhe profesional për katër prokurorë, u shoqërua me debate e kontestime në seancën plenare të martën më 8 tetor, kryesisht lidhur me mungesën e arsyetimit në pikëzimin e magjistratëve.
Diskutimet dhe debatet me zë të lartë e pa radhë mes anëtarëve të KLP, bënë që salla të gumëzhinte si mjediset e një pazari të zhurmshëm, thuajse për gjysmën e kohës së mbledhjes plenare që zgjati për rreth pesë orë e gjysmë.
Anëtarët që ngritën shqetësime për mënyrën e pikëzimit të kryer në këto projekt-raporte, theksuan faktin se vlerësimi etiko-profesional që po kryhet sipas rregullores e metodologjisë së re është praktikë e re, e cila duhet zhvilluar me kujdes dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi, për të kryer një vlerësim real të prokurorëve dhe duke i vendosur ata në kushte të barabarta e objektive.
Anëtari prokuror i KLP-së, Moisi Duda, ishte i pari që në cilësinë e relatorit të projekt-raportit për vlerësimin etik dhe profesional të prokurores Elsa Miha, konstatoi se ky raport i hartuar nga relatorja e mëparshme, ish-anëtarja Nurihan Seiti, nuk është në përputhje me ligjin dhe rregulloren. Ai evidentoi se nuk ishte kryer asnjë arsyetim lidhur me pikëzimin dhe i kërkoi këshillit kthimin e projekt-raportit relatorit për ta plotësuar ose hartimin e një projekt-raporti të ri.
Anëtari Zeqir Hoda tha ndër të tjera se ky projekt-raport ishte nënshkruar nga një anëtar i KLP-së, pavarësisht se nuk e mbante më këtë pozicion dhe se nuk mund të ndryshohej.
Mirëpo, propozimi i Dudës u mbështet nga shumica e anëtarëve të KLP-së. Anëtari Erind Mërkuri që vjen nga radhët e juristëve të spikatur, i cili dhe ai konstatoi se në projekt-raportet e paraqitura ka gjetje të cilat nuk analizohen. Ai pohoi se është e vështirë të kuptohet se si është arritur tek pikët e vendosura nga ish-relatorja Seiti. “Nuk ka arsyetim” tha Mërkuri dhe theksoi se gjendeshin para aktit të paarsyetuar e për rrjedhojë duhet të kthehet që të bëhet i kuptueshëm e objektiv për vlerësimin.
Edhe anëtari prokuror Sokol Stojani konstatoi se janë dhënë vlerësime maksimale pa u verifikuar çështjet. Ai kërkoi që të kthehen në Komisionin e Zhvillimit të Karrierës dhe të vendosen standarde në mënyrën e vlerësimit. “Duhet të jemi seriozë në atë që bëjmë. Mos t’i hapim rrugë mediokritetit”, deklaroi Stojani dhe theksoi se të katër projek-traportet janë me probleme pasi nuk kanë arsyetime.
Kryetarja e KLP, Mirela Bogdani u shpreh se është e arsyeshme që projekt raportet të kthehen për rishikim, pasi duhet të jenë të arsyetuara sipas ligjit dhe rregullores.
Ajo nënvizoi se këto janë projekt-raportet e para që do të shërbejnë për të krijuar praktikë në vlerësimin e etikës dhe profesionalizmit të prokurorëve për periudhën në vijim, prej nga do të mundësohet dhe metodologjia për pikëzimin.
Vlerësimet etiko-profesionale që janë kryer deri tanimë nga ana e KLP kanë qenë të përshpejtuara, për nevojat e transferimit të prokurorëve apo emërimit të tyre si drejtues. Në disa raste, vlerësimet e mëparshme të KLP janë rrëzuar nga institucionet e vetingut.
Vlerësimet që do të kryhen në vijim janë periodike dhe në të ardhmen do të jenë të vetmet që do kontrollojnë aspektin profesional dhe etik të prokurorëve.
Bogdani hodhi në votim miratimin e tre projekt-akteve të hartuara nga Seiti për vlerësimin etiko profesional të prokuroreve Elsa Miha e Blerta Hamza, si dhe të prokurorit Gëzim Çopa. Dy prej anëtarëve të Këshillit, Vatë Staka dhe Zeqir Hodo votuan për kalimin e këtyre projekt-raporteve të hartuara nga Seiti. Staka deklaroi se nuk ishte dakord me propozimin për kthimin e projekt-raporteve.
“Nuk mund të themi se këshilltarët e mëparshëm nuk kanë punuar mirë, se pastaj mund të themi edhe se vendimet e marra prej tyre nuk janë të drejta”, deklaroi Staka ndër të tjera.
Mërkuri vërejti se në relacionet e Seitit nuk evidentohet se përse dikujt i heq pikët dhe tjetrit ja lë. Sipas tij, duket se subjektet e vlerësimit nuk janë trajtuar në mënyrë të barabartë. Ai theksoi se është në pamundësi të mbrojë raportin e relatores së mëparshme dhe kërkoi të ribëhet.
”Kemi detyrim kushtetues dhe janë praktikat e para e duhet që vlerësimi të bëhet me barazi,” tha Mërkuri.
“Nuk jam në gjendje t’i kuptoj pse i ka shënuar ashtu apo kështu,” theksoi ai, ndërsa shtoi se “nuk i ka arsyetuar”.
Me votat e shumicës së anëtarëve të KLP-së të pranishëm në mbledhje, u vendos që projekt-raportet të kthehen për t’u hartuar nga fillimi nga relatorët e rinj, me analizën dhe arsyetimet e gjetjeve përkatëse.
Ish-anëtarja e KLP, Nurihan Seiti ishte e paarritshme për t’u pyetur për koment deri në publikimin e këtij shkrimi.
Në vijim u paraqit nga relatori Zeqir Hodo projek-traporti për vlerësimin e prokurores Elfrida Bregova. Ai vërejti se janë verifikuar 16 çështje të përzgjedhura me short dhe 6 të tjera të zgjedhura nga vetë Bregova, që i përkasin periudhës 2017-2019. Dy prej gjetjeve kishin të bënin me faktin se prokurorja Bregova nuk kishte marrë kontakte të drejtpërdrejta me dëshmitarët, viktima apo të pandehurit e çështjeve që kishte hetuar. Po ashtu, ka rezultuar se në dosjet e verifikuara në asnjë rast ajo nuk ka përmendur apo analizuar praktikën unifikuese të gjykatave më të larta, si dhe as të Gjykatës së Strasburgut.
Hodo u shpreh se nga procedura e vlerësimit është konstatuar se Bregova ka pasur ngarkesë në punë. Por, kur anëtari Erind Mërkuri e pyeti se sa kishte qenë ngarkesa e punës së kësaj prokuroreje, Hodo tha se gjendej në tabelat shoqëruese, por pa arritur të jepte një përgjigje. Në një moment, Hodo u largua për të siguruar të dhënat e kërkuara për ngarkesën e Bregovës.
Mërkuri vërejti se prokurorja pretendonte se kushtet e punës nuk i kishin mundësuar të kishte kontakte të drejtpërdrejta me subjektet e hetimit.
Anëtari Moisi Duda konstatoi se Hodo në raportin e parë i kishte ulur katër pikë lidhur me mungesën e kontakteve me subjektet e hetimit, kurse në të dytin nuk e kishte bërë një gjë të tillë. Hodo u mbrojt duke deklaruar se herën e dytë kishte ndjekur vlerësimin sipas metodologjisë së re.
Ndërsa Stojani solli në vëmendje se vetingu i ka prekur prokurorët e shkallës së parë nga viti 2020 e në vijim dhe jo në periudhën objekt vlerësimi.
“Nuk ka një prokuror të përgjegjshëm që nuk punon me dëshmitarët, me viktimat e të pandehurit. Hetimi është dinamik. Duhet të verifikohet se sa dinamik është prokurori”, tha Stojani.
Në vijim u debatua lidhur me mospërdorimin nga prokurorja Bregova të referencave të jurisprudencës së Gjykatës së Lartë, asaj Kushtetuese dhe Gjykatës së Strasburgut. Stojani solli në vëmendje se ka shumë prokurorë që i përdorin.
Më vonë, pati debate mes anëtarëve prokurorë Zeqir Hodo dhe Moisi Duda. Hodo i tha Dudës se ai “dhe sot nuk është prokuror”. Por Duda iu kundërpërgjigj Hodos duke i thënë se kur kishte qenë në sistem, ai kishte qenë mësues. Po ashtu, Duda e cilësoi vlerësimin e Hodos si hileqar, qëndrim që u mbështet dhe nga Stojani. “Është bërë qoka”, tha Stojani ndër të tjera.
Hodo tha se ka bërë vetëm vlerësimin, por nuk ka pasur asnjë hile.
Anëtari Vatë Staka ndërhyri duke kërkuar që debatet të zhvilloheshin me mikrofona të ndezur që të mund të regjistroheshin. Ai tha se nuk do të jetë më i pranishëm në mbledhjet plenare nëse nuk zbatohet ky rregull.
Kur Duda dhe Hodo po debatonin lidhur me aspekte personale mes tyre, anëtarja Arta Mandro u largua e shqetësuar nga salla duke u shprehur. “Turp i madh! Turp i madh”.
Megjithatë, vlerësimi i Blegorës ishte shkëlqyeshëm dhe në fund, pasi me votat e shumicës së anëtarëve iu ulën gjashtë pikë, nga 395 pikë, asaj i mbetën 389 pikë.
Nisur nga vlerësimet e paraqitura në projek-traporte, anëtari Olger Eminaj ngriti pikëpyetje mbi mënyrën se si do të vlerësohen ata prokurorë që e kryejnë vërtetë shumë mirë dhe pa të meta punën e tyre, të cilët kryejnë veprime aktive dhe analizojnë e arsyetojnë duke u bazuar në jurisprudencën e gjykatave më të larta.
Për arsye të debateve e diskutimeve të zgjatura, mbledhja e KLP u shty për të vijuar të nesërmen, të mërkurën në orën 11:00./ BIRN
Të fundit



Zjarri në landfillin e Elbasanit, Cara: Vatra fiket dhe riaktivizohet në pak sekonda
1 Korrik 2025, 22:19




Golemi dhe Qerreti pa ujë në pikun e sezonit turistik
1 Korrik 2025, 21:09


BIRN: Brataj dhe Fevziu viktima të një ‘deepfake’ në Facebook
1 Korrik 2025, 20:44

By pass-i i Vlorës, zvarritje punimesh dhe rritje kostosh
1 Korrik 2025, 20:24



Milan pritet të heqë dorë nga transferimi i Granit Xhakës
1 Korrik 2025, 19:41
Akuzat për kartën bankare/ Meta: SPAK-u me regji ngatërron ëndrrat me faktet!
1 Korrik 2025, 19:29

Zbehja e heshtur, por e shpejtë e euforisë së kullave
1 Korrik 2025, 18:58
Vajza e Donald Trump i thotë 'mirupafshim' qershorit me foto nga Vlora
1 Korrik 2025, 18:48
Inceneratori jashtë funksionit, përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Elbasan
1 Korrik 2025, 18:27
Rinumërimi i votave të Tiranës, Alimehmeti: KQZ mbrojti manipulimin
1 Korrik 2025, 18:15
Në anën e shqiptarëve apo të imazhit personal, si e përdori Rama debatin me Farage
1 Korrik 2025, 18:01
U largua nga Flamurtari, sulmuesi firmos me klubin tjetër shqiptar
1 Korrik 2025, 17:43
Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, një i plagosur
1 Korrik 2025, 17:19
Rekordet e temperaturave të qershorit, Italia kufizon punën në ambientet e jashtme
1 Korrik 2025, 17:03

Njihuni me Kozeta Milikun, u shpall një nga pesë shkencëtaret më të mirë në Kanada
1 Korrik 2025, 16:32
Ndezi zjarr në mënyrë të përsëritur, arrestohet "piromani" në Vlorë (EMRI)
1 Korrik 2025, 16:29

Integriteti ekologjik i lumit Vjosa rrezikon të mbetet në letër
1 Korrik 2025, 16:09
Dhimbja e kokës nga vapa/ Shkaqet, simptomat dhe masat që duhet të merrni
1 Korrik 2025, 16:01
OKB: Bota duhet të mësohet të jetojë me valët e të nxehtit
1 Korrik 2025, 15:54
Evakuohen nga Irani 5 shqiptarë, 2 prindër dhe 3 fëmijë mbërrijnë në territorin tonë
1 Korrik 2025, 15:45
Përplasen tre makina në Tiranë, njëra prej tyre përfshihet nga flakët
1 Korrik 2025, 15:38

Shehu: Kush nuk do Berishën, s’do ‘luftën’ opozitare!
1 Korrik 2025, 15:19
Berisha kërkesë në Asamblenë e OSBE: Ndihmoni që kombi im të votojë i lirë
1 Korrik 2025, 15:11
Kujdes me ilaçet: Disa prej tyre mund të dëmtojnë jetën tuaj s*ksuale
1 Korrik 2025, 15:00

‘Plumbi i Artë’/ Avokatët braktisin sallën, shtyhet sërish procesi ndaj Altin Ndocit
1 Korrik 2025, 14:44
BE-ja ndërron drejtues, Kosova në vendnumëro
1 Korrik 2025, 14:40
A duhet të konsumojmë shumë ujë? Habisin ekspertët: Rrezikoni hiponatremi
1 Korrik 2025, 14:30
Trafikoi 1 ton d*ogë drejt Barit, arrestohet në Francë ish-truproja i Saimir Tahirit
1 Korrik 2025, 14:21


Lëpusha përtej kartolinave të Ramës: Një fshat që po braktiset në heshtje
1 Korrik 2025, 13:41
Temperaturat përvëluese në Francë mbyllin Kullën Eiffel
1 Korrik 2025, 13:29
Mediu: Kina, Irani dhe Koreja e Veriut, kërcënim për sigurinë Evropiane
1 Korrik 2025, 13:20
Shqipëria zbret në indeksin global: Më pak e qetë, më shumë e pasigurt
1 Korrik 2025, 13:09
Shembet rruga, 5 fshatra të Martaneshit rrezikojnë të izolohen
1 Korrik 2025, 13:03
Ngërçi politik/ Memli Krasniqi konfimon pjesmarrjen në takimin e thirrur nga Osmani
1 Korrik 2025, 12:53
Këlliçi: Në shtator vendoset aksioni i opozitës
1 Korrik 2025, 12:48
Katër këshilla për të përballuar valën e të nxehtit
1 Korrik 2025, 12:38
Makina përplas këmbësoren në rrugën Transballkanike
1 Korrik 2025, 12:27
Autorë të 9 grabitjeve, arrestohen Erjon Sopoti dhe Abdullah Zyberi
1 Korrik 2025, 12:15

Abuzoi me vajzën e tij të mitur, ky është 36-vjeçari i vënë në pranga në Fier
1 Korrik 2025, 11:50
Dështon për herë të 40-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
1 Korrik 2025, 11:40
Kërkon pafajësinë, shtyhet për 11 korrik seanca për Vangjush Dakon
1 Korrik 2025, 11:34



BE konfirmon mbështetjen për Ballkanin Perëndimor
1 Korrik 2025, 10:50
E rëndë në Fier! Babai abuzon se*sualisht me vajzën e tij të mitur
1 Korrik 2025, 10:32
Një vit prej ndarjes nga jeta të kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare
1 Korrik 2025, 10:25


Furnizonin ‘spaçatorët’ me d*ogë, arrestohen dy të rinj në Tiranë
1 Korrik 2025, 09:54
“Përvëlohet” Europa, sa të rrezikshme janë temperaturat e larta?
1 Korrik 2025, 09:48
Tragjike në Angli, pema bie mbi 5 fëmijë shqiptarë, humb jetën 7-vjeçarja
1 Korrik 2025, 09:35

Nigel Farage në Shqipëri: po përse?
1 Korrik 2025, 09:13
Dosja “Partizani”, Xama: Mjaft e dobët dhe pa fakte!
1 Korrik 2025, 09:04

Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
1 Korrik 2025, 08:35
Fasonët paralajmërojnë sërish mbyllje fabrikash dhe shkurtime vende pune
1 Korrik 2025, 08:21
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
1 Korrik 2025, 08:08
I nxehtë përvëlues, temperatuat arrijnë në 40°C
1 Korrik 2025, 07:57
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
1 Korrik 2025, 07:42
Rinumërimi pas 11 majit, Braho: Nuk kisha pritshmëri për trafikim masiv votash
30 Qershor 2025, 22:54
Replikat Rama-Farage, Bushati: Këshillat e një politikani shqiptar s’i hyjnë në punë Anglisë
30 Qershor 2025, 22:39
Seanca e dytë për ligjin e zonave të mbrojtura, Zhupa: Antikushtetues dhe i rrezikshëm
30 Qershor 2025, 22:18
Gjyqi për 'Partizanin', ish-prokurori: 90% e seancave dështojnë për mos njoftim
30 Qershor 2025, 21:56
E përjashtuan nga Policia/ Efektivi i infiltruar: Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna
30 Qershor 2025, 21:53

Konflikti Izrael-Iran, Bushati: Shqiptarët duhet të jenë të shqetësuar
30 Qershor 2025, 21:32
Rrahën për vdekje të burgosurin në Burgun e Reçit, prokuroria merr të pandehur 6 gardianë!
30 Qershor 2025, 21:15
Fuga: Gazetaria në Shqipëri sot në krizë të fortë
30 Qershor 2025, 21:07
"Nuk ka vend për panik"/ Moore: Serbia nuk guxon të sulmojë Kosovën!
30 Qershor 2025, 20:49
Fuste dr*gë dhe sende të paligjshme në qeli, arrestohet polici i burgut të Drenovës
30 Qershor 2025, 20:35
Temperaturat mbi 40 gradë, Franca mbyll centralet bërthamore dhe shkollat
30 Qershor 2025, 20:28
Lavrov: NATO po rrezikon vetëshkatërrimin me buxhetin e ri ushtarak
30 Qershor 2025, 20:13
Turqia kundër “shtetit bektashi” në Shqipëri: Hiqni dorë nga kjo ide!
30 Qershor 2025, 20:03

I akuzuar për abuzim sek*ual, producenti Diddy pret sot vendimin e gjykatës
30 Qershor 2025, 19:40

