Flash News

E-TJERA

"Mos u stepni nga asnjë telefonatë", Ardi Veliu shkon në Vlorë, thirrje policëve: Veproni me zero tolerancë

"Mos u stepni nga asnjë telefonatë", Ardi Veliu shkon

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, i shoqëruar nga shefi i bluve të Vlorës  Bledar Çeliku, ka dalë mbrëmjen e djeshme në terren për të inspektuar zbatimin e masave anti-Covid.

Ai iu ka kërkuar drejtuesve të Policisë Vlorë, rritjen e efikasitetit të shërbimeve në terren, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, konflikteve, zhurmave e prishjes së qetësisë publike.

Ndërsa efektivëve në terren, Veliu iu ka kërkuar  të veprojnë me zero tolerancë, jo vetëm për zhurmat, respektimin e orarit të muzikës dhe orës policore, por për çdo shkelje.

"Nuk është e vështirë as mbyllja e muzikës dhe as e lokaleve, në rast se ju veproni me zero tolerancë. Mos u stepni nga asnjë telefonatë, zbatoni ligjin me një standard, duke i trajtuar në mënyrë të barabartë të gjithë pronarët e lokaleve.

 Kontrolloni në mënyrë permanente territorin dhe shërbejuni me përkushtim dhe etikë qytetarëve. Ndihmoni pushuesit sa herë që kanë nevojë për ndihmën policore duke reaguar në kohë dhe do të keni gjithë mbështetjen e drejtuesve tuaj, por edhe timen", theksoi ai.

Më pas, Veliu ka inspektuar lokalet përgjatë Lungomares dhe gjithë vijës bregdetare, ku  nuk ka konstatuar asnjë shkelës, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Të fundit