Flash News

E-TJERA

"Mos u tundo kaq shumë", Patozi ironizon Bashën: Kujdes! Nuk dihet në ujërat e kujt do të të zërë rrjeta

"Mos u tundo kaq shumë", Patozi ironizon Bashën: Kujdes! Nuk

Kryetari i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka ironizuar kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën teksa shprehet se ‘peshku vërtet qelbet nga koka’, por "kjo vlen për të gjithë peshqit, jo vetëm për ata që kapen në gjolin e komshiut".

Patozi thekson se Basha duhet të ketë kujdes teksa përdor termat e peshkimit, pasi nuk dihet në ujërat e kujt do ta zërë rrjeta.

"Se kur bie fjala për pellgun tënd e kanë fajin cironkat e Pogradecit dhe sardelet e Divjakës. Dhe kështu i bie që peshku të qelbet nga bishti, apo jo? Ndaj edhe mos u tundo kaq shumë, kur e ngre stekën lart, se mund të të bjerë kokës", shkruan Patozi.

Postimi i plotë:

QELBEN TË GJITHË DHE NJËSOJ NGA KOKA

Dakord jemi, more udhëheqës, është e vërtetë dhe s'e luan topi që peshku nga koka qelbet. Por kjo vlen për të gjithë peshqit, jo vetëm për ata që kapen në gjolin e komshiut.

Se kur bie fjala për pellgun tënd e kanë fajin cironkat e Pogradecit dhe sardelet e Divjakës. Dhe kështu i bie që peshku të qelbet nga bishti, apo jo? Ndaj edhe mos u tundo kaq shumë, kur e ngre stekën lart, se mund të të bjerë kokës.

Dhe bëj kujdes kur përdor terma peshkimi këto ditë, sepse ngjan të kemi hyrë në një stinë e nxehtë gjuetie dhe nuk dihet asnjëherë në ujërat e kujt do të zërë rrjeta.

Sepse do të jetë siklet i madh pastaj që t'i ndash peshqit në fajtorë dhe të pafajshëm, në varësi të vendit ku kapen.

Të fundit