Flash News

E-TJERA

Mosbindja civile në Bradashesh, shkon në 15 numri i të shoqëruarve

Mosbindja civile në Bradashesh, shkon në 15 numri i të

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me shoqërimin e protestuesve gjatë protestës së mosbindjes civile në Elbasan.

Sipas burimeve zyrtare, numri i të shoqëruarve ka arritur në rreth 15 persona, të cilët u mbajtën në Komisariatin e Elbasanit pas përplasjeve me policinë. Mes të shoqëruarve janë identifikuar Hamza Lamçe, Arben Pjetri, Agron Beqiri, Hamit Tabaku, Altin Biça, Edmond Pojani, Albi Bylykbashi, Aurel Bylykbashi, Sokol Shkëlzeni, Daniela Gjini, Dorian Koldashi dhe Enver Lamçe.


Shoqërimi i tyre erdhi pas tensioneve që u regjistruan kur policia ndërhyri për të hapur një prej akseve të bllokuar nga protestuesit. Kjo ndërhyrje rezultoi në përplasje mes palëve, duke rritur tensionet në vendngjarje.


Ndërkohë, një grup protestuesish të tjerë ka vazhduar të qëndrojë para Komisariatit të Elbasanit për të kundërshtuar vendimin e policisë. Një prej qytetareve të pranishme tha: “S’guxon njeri të protestojë, se i fusin në burg,” duke shprehur kështu indinjatën ndaj veprimeve të forcave të rendit.


Kjo situatë pasqyron tensionet në rritje mes protestuesve dhe policisë në Elbasan, teksa opozita vazhdon të shprehë pakënaqësitë e saj përmes protestave.

Të fundit