Flash News

E-TJERA

Nis mosbindja civile në Tiranë, dhjetëra qytetarë grumbullohen në Sheshin Shqiponja

Nis mosbindja civile në Tiranë, dhjetëra qytetarë

Ka nisur grumbullimi i protestuesve në Tiranë për mosbindjen civile të thirrur nga Partia Demokratike.

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur në Sheshin Shqiponja, një nga pikëkalimet kryesore ku opozita ka paralajmëruar bllokim të trafikut duke nisur nga ora 17:00.


Siç shihet edhe nga pamjet, trafiku në zonë është rritur ndjeshëm, ndërsa qytetarët po përgatiten për të shprehur kundërshtinë e tyre ndaj qeverisë.

Opozita e ka cilësuar këtë protestë si një formë paralajmërimi ndaj qeverisë dhe një thirrje për ndryshim, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së qytetarëve në këtë akt mosbindjeje civile.

 

Të fundit