Flash News

E-TJERA

Mosbindja civile, protestuesit hapin rrugën për ambulancat

Mosbindja civile, protestuesit hapin rrugën për ambulancat

Partia Demokratike ka nisur protestën e mosbindjes civile për bllokimin e akseve kryesore të vendit, e cila ka startuar në orën 17:00.

Një nga akset e bllokuara është rruga në dalje të Tiranës, ku protestuesit kanë ndaluar qarkullimin e mjeteve si pjesë e qëndrimit të tyre kundër qeverisë.


Pavarësisht bllokimit, qytetarët pjesëmarrës kanë lejuar kalimin e dy ambulancave, duke treguar vëmendje ndaj rasteve emergjente.

Kjo mosbindje civile është përhapur në gjashtë akse kryesore në mbarë vendin, si një akt proteste për të shprehur kundërshtimin e fortë ndaj qeverisë dhe politikave të saj.

Të fundit