Flash News

E-TJERA

Mosha mesatare e garuesve të 14 majit: Cila parti politike ka kandidatët “më të vjetër”

Mosha mesatare e garuesve të 14 majit: Cila parti politike ka

Një analizë e të dhënave të marra nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për kandidatët për kryebashkiakë në zgjedhjet e 14 majit, ka konstatuar se mesatarisht kandidojnë 2.3 garues për një vend.

SCAN Intel, ka përpunuar të dhënat e marra nga KQZ, bazuar në datat e lindjes së 143 kandidatëve për 61 bashki të vendit, për të parë se cila parti politike ka kandidatët “më të vjetër” dhe cila forcë garon me kandidatët “më të rinj” në moshë.

Partitë politike ose koalicionet janë ndarë në 4 grupe kryesore: Partia Socialiste, “Bashkë Fitojmë”, Partia Demorkatike dhe kandidatë të pavarur ose lëvizje të vogla.

Sipas të dhënave, mosha e kandidatëve varion nga 30 vjeç në 67 vjeç, për një mesatare prej 49.5 vitesh për kandidat dhe një moshë mediane prej 51 vitesh.

Analiza e fokusuar në secilën forcë politike, tregon se Partia Demorkatike e grupimit të Enkelejd Alibeajt rezulton subjekti me një moshë mesatare prej 52.2 vitesh, mbi të tjerat, dhe mbi mesataren pra “më e plakura”. Mosha e kandidatëve që garojnë për kryebashkiakë varion nga 32 në 64 vjeç.

Më pas vjen koalicioni “Bashkë Fitojmë” me një moshë mesatare prej 50.7 vitesh dhe subjektet e klasifikuara si të tjera, përfshirë këtu kandidatët e pavarur apo lëvizjet e vogla, me një moshë mesatare 49.3 vite.

Partia Socialiste rezulton si partia politike me kandidatët më të rinj në moshë që garojnë në zgjedhjet vendor të 14 majit. Mosha mesatare e kandidatëve për këtë subjekt është 47.6 vite.

Mosha mesatare e garuesve të 14 majit: Cila parti politike ka

Të fundit