Flash News

E-TJERA

Moslejimi i gazetarëve në aktivitetet parlamentare, ISP: Cënon të drejtën e informimit, Kuvendi të rishikojë vendimin

Moslejimi i gazetarëve në aktivitetet parlamentare, ISP: Cënon

Instituti i Studimeve Politike ka reaguar pas vendimit të Kuvendit për moslejimin e gazetarëve në aktivitetet parlamentare, duke nisur nga muaji shtator. Sipas ISP-së, kjo rregullore e re nuk është konsultuar me grupet e interesit, komunitetin e medias dhe organizatat civile.

Gjithashtu shton se një vendim i tillë me impakt në standardet e informimit, duhet të gjithëpërfshirës. ISP evidenton se informimi në sistemin online ka mungesa të theksuara.

Rrethanat, në të cilat është marrë ky vendim, sipas ISP-së, cënojnë të drejtën e informimit dhe mbron interesin e deputetëve. Instituti i Studimeve Politike i bën apel Kuvendit për rishikimin e këtij vendimi.

"Miratimi i rregullores së re për median në këto rrethana nuk garanton të drejtën e informimit, por e cenon atë, krijon pabarazi midis medias, mbron interesin e deputetëve dhe jo të publikut, si dhe vjen në momentet kur edhe institucione të tjera, përfshirë e gjithë piramida vendimmarrëse e pushtetit ekzekutiv dhe vetë partitë parlamentare, kanë bërë hap pas në të drejtën e informimit, transparencën dhe llogaridhënien publike", thuhet në reagimin e ISP .

Të fundit