Flash News

E-TJERA

Mosmarrëveshja degradoi në dhunë, 64-vjeçari plagoset me thikë në Divjakë

Mosmarrëveshja degradoi në dhunë, 64-vjeçari plagoset me

Një konflikt i çastit për motive të dobëta ka përfunduar në dhunë fizike me pasoja të rënda në fshatin Çermë-Sektor të Divjakës. Një 64-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi u godit me thikë nga një bashkëfshatar, ndërsa autori i dyshuar është arrestuar nga Policia.

Sipas informacioneve zyrtare, ngjarja ndodhi rreth orës 14:00 të së hënës, pas një debati verbal mes dy shtetasve, që degjeneroi në përleshje fizike. Policia identifikoi dhe arrestoi menjëherë autorin e dyshuar, shtetasin Lulzim Muça, 44 vjeç, banues në Çermë-Proshkë.

Ky i fundit dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin Ferit Balkiu, 64 vjeç, banues në Çermë-Sektor. I plagosuri u transportua me urgjencë drejt spitalit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka sekuestruar armën e ftohtë të përdorur në sulm si provë materiale, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të konfliktit.

Në një njoftim për mediat, Policia e Divjakës u bën thirrje qytetarëve që të shmangin përdorimin e dhunës dhe të zgjedhin rrugët ligjore për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, duke theksuar se ndërhyrja e shpejtë e uniformave blu ka parandaluar pasoja më të rënda në këtë rast.

Të fundit