Flash News

E-TJERA

Mosmarrëveshja për Portin e Durrësit, kompania gjermane padit Ramën në Uashington

Mosmarrëveshja për Portin e Durrësit, kompania gjermane padit

Në një kohë kur kryeministrit Edi Rama deklaroi se po shqyrtonin mundësinë për t’u tëhrequr nga Gjykata e Arbitrazhit, pasi kjo e fundit mbylli përfundimisht çështjen Beçhetti dhe i faturoi një gjobë të majme Shqipërisë, një kompani gjerman paditi Ramën në Uashington.

Lajmi është konfirmuar nga Reporteri i Arbitrazhit të Investimeve. Kompania gjermane EMS Shipping & Trading ka regjistruar çështjen më 7 prill, për një mosamrrëvehsje që lidhet me koncesionin e Portit të Durrësit.

Kompania fitoi në vitin 2013 të drejtën e kontratës koncesionare për të operuar në Terminalin indoor të Portit të Durrësit, për të ngarkuar dhe shkarkuar anijet.

Ankesa e kompanisë gjermne ka të bëjë me zhvendosjen që do t’i bëhet terminalit të mallrave në Porto Romano, pas nënshkrimit të marrëveshjes me Alabbar për transfortmimin e portit.

Sipas tyre, në mungesë të portit të ri, vazhdimi i aktivitetit koncesionar të EMS nuk është i sigurt.

Kompania ka edhe rreth 25 vite të mbetura në kontratën 35-vjeçare, ndërsa fitimet e saj në vitin 2021 llogariten në rreth 1,3 milionë euro. Në të tilla kushte, kërkesa e kompanisë për dëmshpërblim në arbitrazh mund të jetë një shifër qindra miliona euro, që i shtohet faturës së Shqipërisë.

Të fundit